Anulohet seanca gjyqësore për Alimin dhe Gurin


Për shkak të mosprezencës së të akuzuarit të parë, Ejup Alimit, u anulua për më 27 prill seanca gjyqësore për lëndën “Titanik 3” të PPS-së, ku është i akuzuar edhe Ismet Guri.
Siç informoi avokati i tij, deputeti i BDI-së, Ejup Laimi, ka qenë në udhëtim zyrtar në Shqipëri në cilësinë e koordinatorët të grupit parlamentar të BDI-së. Për mungesën e Alimit, Fatime Fetai si përfaqësuese e PPS-së në këtë gjykim tha se mungesa e tij duhej të paralajmërohej.
Ajo gjithashtu kërkoi dëshmi nga avokati se Alimi është dashur të shkojë personalisht në udhëtimin zyrtar dhe jo dikush tjetër të shkojë në vend të tij.
Avokati Arsllani u përgjigj se shërbimet e Kuvendit të Maqedonisë e kanë nënshkruar udhëtimin e Alimit në Tiranë.
Në rastin “Titanik 3”, përveç Alimit, i akuzuari tjetër është Ismet Guri – ish-anëtar i Komisionit zgjedhor komunal në Çair.