Anulohet për datë të pacaktuar seanca për rastin “Mitmarrja”


Seanca e hapur për rastin “Mitmarrja” është anuluar për një datë të pacaktuar. Gjykata e Apelit sot duhej të vendoste nëse video-incizimet nga masat e veçanta hetuese të publikuara në Youtube, do të munden të jenë dëshmi në rastin “Ryshfeti”.

Gjykatësi Safet Kadriu bëri të ditur se shkaku i anulimit të seancës së sotme ishte se gjykatësi i kësaj lënde Afrim Fidani, është zgjedhur për gjykatës tek Gjykata Supreme dhe ende nuk është caktuar se kush do të marrë këtë lëndë pas zgjedhjes së tij.

Të pranishëm ishin avokatët e Zoran Zaevit, ndërsa ai nuk ishte për shkak se ishte në udhëtim zyrtar. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar nga Gjykata Themelore Shkupi 1, që ky incizim të ndahet nga  dëshmitë, pasi që është publikuar në disa media, ndërkaq bëhet fjalë për incizim të fshehtë. Gjykata e hodhi poshtë kërkesën e tyre, pas së cilës kanë dorëzuar ankesë në Gjykatën e Apelit.