Anketë: Si e vlerësojnë qytetarët punën e Qeverisë?

Vitin e kaluar gjithsej 49 për qind e qytetarëve janë të kënaqur me punën e Qeverisë, kundrejt 47 për qind të cilët janë të pakënaqur, janë rezultatet e sondazhit të ri nga televizioni “Telma” dhe Qendrës Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtarë , të cilët u prezantuan sonte në emisionin “Top tema në anën tuaj”, njofton Medial.mk.

Në pyetjen se, “A jeni të kënaqur me Qeverinë e re vitin e kaluar?” 16,5 për qind e të anketuarve thanë se ishin ”plotësisht të kënaqur”, 32,5 “deri diku të kënaqur”, 12 për qind “deri diku jo të kënaqur”, 35,4 “aspak të kënaqur”, dhe 3,6 për qind u përgjigjën me “nuk e di”./Medial.mk/