Anketë: Rreth 80% e të rinjve dëshirojnë të braktisin vendin


Cilësia e dobët e jetës, papunësia, ambienti social i pasigurisë politike dhe ekonomike, sistemi jo i mirë arsimor dhe diskriminimi janë ndër arsyet që nxisin të rrinjtë të lëshojnë vendin. Sipas hulumtimit të zhvilluar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijimin e Politikave e cila bazohet në anketën e të rinjve të moshës prej 15 deri në 29 vjet, 76.7 % e të rinjve që jetojnë në Maqedoni mendojnë të largohen nga vendi.

Madje 91.6 % e të rinjve mendojnë se zëri i tyre nuk është i përfaqësuar mjaftueshëm në proceset e vendim-marrjes në vend ndërsa 87.3% prej tyre mendojnë se shteti nuk shfrytëzon potencialin e të rinjve dhe nuk ofron mundësi për zhvillim.