Anketë: Mendim të mirë për Serbinë dhe Bullgarinë, negativ për Kosovën dhe Shqipërinë


Qytetarët e Maqedonisë kanë mendim pozitiv për Serbinë dhe Bullgarinë fqinje, ndërsa negativ për Kosovën, Shqipërinë dhe për Greqinë, tregon hulumtimi që e zbatoi Instituti për Hulumtime Politik nga Shkupi (IPIS) në periudhën nga 16 deri më 21 dhjetor.
Sipas rezultateve nga anketa telefonike, 42,3 për qind nga të anketuarit janë përgjigjur se kanë mendim shumë pozitiv për Serbinë, ndërsa deri diku pozitive 28,7 për qind. Për Bullgarinë mendim shumë pozitiv kanë 25.8 për qind, ndërsa deri diku pozitive 30,7 për qind.

Mendim shumë negativ kanë për Kosovën 33,3 për qind nga të anketuarit, deri diku negative 22,4 për qind. Për Greqinë mendim shumë negativ kanë 28,7 për qind, ndërsa deri diku mendim negativ 24,7 për qind. Mendim shumë negative për Shqipërinë janë prononcuar 32,8 për qind ndërsa mendim deri diku negativ 19 për qind.

Për shtetet në botë, qytetarët e Maqedonisë mendim më pozitiv kanë për Gjermaninë, Holandën, ndërsa më negativ për SHBA-në dhe Rusinë. Qasje pozitive kanë edhe ndaj Turqisë.

Prej të gjithë të anketuarve 54,5 për qind mendojnë se për momentin ndonjë shtet paraqet kërcënim për Maqedoninë, ndërsa pjesa më e madhe e tyre e kanë theksuar Greqinë, pas çka vijon SHBA-ja dhe Kosova.

Pjesa më e madhe e të anketuarve (27.9) nuk e dinë në cilin shtet fqinj duan të jetojnë një vit, ndërsa 27,2 për qind e kanë theksuar Serbinë. Më pak duan të jetojnë në Kosovë dhe në Greqi.

Me anketën u përfshinë 1.113 të anketuar të rritur në nivel të vendit.
Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-maqedonia/ankete-mendim-te-mire-per-serbine-dhe-bullgarine-negativ-per-kosoven-dhe-shqiperin-497064/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright