Anketë: Mbi 75.5 përqind e grekëve duan zgjidhje pa termin Maqedoni


Vetëm 22.5% e grekëve pranojnë një emër të bindshëm ndërsa 7 në 10 ose 71.5% duan zgjidhje pa termin Maqedoni, tregojnë kështu hulumtimet e opinionit publik nga Universiteti i Selanikut dhe fondacioni për politikë të jashtme që sot e ka bërë publike gazeta Ketimerini.

Në vitin 2016 në të njejtën përgjigje përqindja që nuk e kanë pranuar termin Maqedoni ka qenë 57% derisa të pranueshëm kanë qenë 37% nga të anketuarit, transmeton Zhurnal.mk

Lidhur me atë se në favor të kujt janë tentativat e Natos, BE, Gjermanisë, SHBA, Rusisë dhe OKB-së përgjigjet e të anketuarve janë se nëse janë në favor të dy vendeve apo vetëm në të Maqedonisë.

BE: 38.5% mendojnë se aktivitetet e BE janë në favor të dy vendeve, 32% në favor të Maqedonisë, 5.5% në favor të Greqisë dhe 24% nuk kanë përgjigje.

SHBA: 38% në favor të Maqedonisë, 27% në favor të dy vendeve, 5% në favor të Greqisë dhe 30% nuk kanë përgjigje.

Gjermani: 33.5% në favor të Maqedonisë, 24.5 në favor të dy vendeve, 55% në favor të Greqisë, dhe 36.5%nuk kanë përgjigje.

OKB: 37% në favor të dy vendeve, 29% në favor të Maqedonisë, 5% në favor të Greqisë dhe 29% nuk kanë përgjigje.

Rusi: 21.5% në favor të dy vendeve, 20.5% në favor të Maqedonisë, 18% në favor të Greqisë dhe 40% nuk kanë përgjigje.

Nato: 32.5% në favor të Maqedonisë, 28.5% në favor të dy vendeve, 7% në favor të Greqisë dhe 32% nuk kanë përgjigje.