Anketë, si do të votojnë qytetarët në referendum?


Hulumtimet e mendimit publik sugjerojnë zgjidhje të pranueshme dhe më pak të pranueshme për emrin, shkruan VOA, transmeton KOHA.

Shumica e qytetarëve, ose 61.5 për qind do të votonin kundër në referendum ku është parashtruar pyetja “A pajtoheni me ndryshim të emrit në Republika Ilinditase e Maqedonisë”, thuhet në anketën e fundit të Agjencisë për hulumtime M-prospekt dhe Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtarë.

70.5 % e maqedonasve do të votonin kundër, ndërsa 52.8 % e shqiptarëve e pranojnë emrin Republika Ilinditase e Maqedonisë.

Sipas përkatësisë partiake, 92.7% nga VMRO-ja nuk e përkrahin propozimin, për simpatizantë të LSDM 56.4% e pranojnë këtë emër, ndërsa për simpatizantë të BDI-së 62.5% e përkrahin këtë emër.