Anketë: E ngushtë diferenca midis Pendarovskit dhe Siljanovskës

Nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale, 25 për qind e qytetarëve do të votonin për Stevo Pendarovskin, 22,4 për qind për Gordana Siljanovskën, 10,9 për qind për Blerim Rekën, ndërsa 17,9 për qind nuk do ta mbështesnin asnjërin prej këtyre kandidatëve, tregon anketa e zbatuar nga M-prospekt për TV Telma.

Nga të anketuarit, gjithsej 18,3 për qind akoma nuk kanë vendosur se për cilin kandidat do të votojnë.

Në pyetjen “Për cilin kandidat do të votonin në zgjedhjet presidenciale”, anketa tregon rezultate të ndryshme varësisht përkatësisë kombëtare. Gjithsej 26,1 për qind e të anketuarve maqedonas janë për Stevo Pendarovskin, 32,2 për qind për Gordana Siljanovskën, ndërsa 0,9 për qind për Blerim Rekën, ndërsa të anketuarit e nacionalitetit shqiptar, me 15,2 për qind e mbështesin Pendarovskin, 0,4 për Siljanovskën ndërsa 41,4 për qind janë për Blerim Rekën.

Në pajtim me projektimet për raundin e dytë nëse në garë janë Pendarovski dhe Siljanovska, 32,4 për qind e votuesve do ta mbështesnin kandidatin e LSDM-së, ndërsa 26,2 për qind do të ishin për kandidaten e VMRO-DPMNE-së.