Angjushev: Sido që të jetë emri i ardhshëm i Maqedonisë, për mua do të jetë i pranueshëm


Çështja e emrit duhet të zgjidhet. E veriut, Maqedonia e Epërme ose e Re, për këtë populli duhet të thotë. Për mua e veriut, e epërme apo e re është e pranueshme, kështu është shprehur zv.kryeministri Koço Angjushev në emisionin ‘Stadion’ në Kanal 77, përcjell Fol.

”Zgjidhja e emrit është e politikës së jashtme e Republikës së Maqedonisë, por edhe çështje e brendshme. Kjo lidhet edhe me ekonominë, sepse nëse doni përparim ekonomik, ju duhet para së gjithash, përveç masave ekonomike, të keni sundimin e ligjit dhe të keni një situatë të qëndrueshme politike. Maqedonia duhet të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Të gjitha parakushtet për ta bërë këtë është gjetja e një zgjidhjeje dhe kompromisi për emrin. Unë dua dhe unë jam i vetëdijshëm se kjo duhet të zgjidhet”, ka thënë Angjushev ndër të tjera.