Analizë: Fushata presidenciale e mirë, porositë u drejtohen vetëm të përcaktuarve


Për dallim prej cikleve paraprake të zgjedhjeve, kjo fushatë është e mirë me më së paku sulme ndaj kundërshtarit politik. Maqedonia nuk bën përjashtim nga fushata negative dhe lajmet e rrejshme gjatë zgjedhjeve, ndërsa pritet që kjo të intensifikohet ashtu siç fushata do të lëvizë drejt përfundimit të saj, konsiderojnë analistët politikPër porositë nga mitingjet konsiderojnë se ato depërtojnë vetëm deri te anëtarët partiak, e jo deri te votuesit e papërcaktuar.

Perceptimin pozitiv, gjegjësisht negativ te elektoratit, konsiderojnë se kandidatët nuk mund ta ndryshojnë dukshëm brenda javës së fundit të fushatës.

Analisti politik Petar Arsovski për MIA-n deklaroi se fushata deri tani duket relativisht e mirë dhe ka më shumë debate dhe përballje televizive. Ai konsideron se retorika e këtyre përballjeve televizive është relativisht e mirë.

– Mirëpo, nuk mund t’i shmangeni faktit se shoqëria jonë është e ndarë, dhe ka tension të lartë mes shtabeve partiake. Në kuadër të këtij kontekstit ato janë relativisht të mira, por fushata negative edhe si fushatë reklamimi edhe si pi-ar fushatë është proces që paraqitet kudo në botë. Maqedonia nuk bën përjashtim nga kjo dhe nuk besoj se këto zgjedhje dhe çfarëdo zgjedhjesh tjera të ardhshme do të ishin kushtimisht thënë “të vaksinuara” nga fushata negativePërkundrazi, ajo rritet dhe do të rritet në nivelin ad hominem. Ky është variabëli i parë i madh që është risi, dhe i dyti janë lajmet e rrejshme, që, gjithashtu, paraqiten si trend botëror dhe Maqedonia nuk mund t’i shmanget këtij trendi, shprehet Arsovski.

Pret që këto dy fenomene të rriten edhe gjatë kësaj fushate edhe gjatë çfarëdo zgjedhjesh të ardhshme.

Analisti Vlladimir Bozhinovski, nga ana tjetër, konsideron se gjatë periudhës së kaluar nuk kishte shkelje më serioze të respektit të ndërsjellë mes kandidatëve, dhe se në këtë rast, nëse krahasohet me të gjitha ciklet paraprake zgjedhore në 15 vitet e fundit, shprehet se kjo ishte më së paku e shprehur.

Bozhinovski vlerëson për MIA-n se thuajse edhe nuk kishte veprime negative, të orientuara drejt kundërshtarit politik.

– Zakonisht javën e fundit të fushatës propaganda negative është më e shprehur, por duke marrë parasysh faktin se çfarë ndodhte deri tani mund të rritet frekuentimi i sulmeve ndaj kundërshtarit politik, por nuk besoj se kjo mund t’i afrohet intensitetit që ishte në ciklet e kaluara zgjedhore, tha Bozhinovski.

Pret që kjo fushatë të jetë e sjellshme ose më së paku negative krahasuar me të gjitha ciklet e zgjedhjeve.

Lidhur me rekomandimet nga mitingjet e dy kandidatëve, Arsovski konsideron se kandidatët presidencial zhvillojnë një fushatë të tyre që është më shumë e orientuar drejt kompetencave të tyre, ndaj paralelisht me ta zhvillohet edhe fushatë partiake mes liderëve dhe shtabeve të dy partive që është më shumë e orientuar, kushtimisht thënë, siç u shpreh, në zgjedhjet parlamentare – ekonominë, drejtimin nëpër të cilin është duke lëvizur shteti…

Ai për MIA-n vlerëson se zgjedhjet presidenciale sipas definicionit, kanë mobilizim të ulët, meqë presidenti nuk ka kompetenca të mëdha në shtet dhe në sistemin shoqëror.

– Te kandidatët presidencial, narrativi barazohet me pozicionin lidhur me Marrëveshjen e Prespës, në të cilin diferencohen, në esencë, dy kampet e mëdha. Njëri i Stevo Pendarovskit që e pranon tërësisht, dhe tjetri i Gordana Siljanovskës e cila ka qëndrim problematik për Marrëveshjen e Prespës, dhe këto janë porositë kryesore të mitingjeve, tha Arsovski.

Sipas tij, mitingjet sipas definicionit të tyre kanë kapacitet për t’i mobilizuar vetëm anëtarët e tyre, shumë pak i prekin të papërcaktuarit, kështu që ato janë më shumë mobilizim i bërthamës së fortë partiake.

Analisti Bozhinovski, nga ana tjetër, konsideron se tre kandidatët tentojnë të tërheqin numër sa më të madh të votuesve.

– Më e rëndësishme për kandidatët është që t’i bindin ata që kanë mendim pozitiv për ta që të dalin dhe të rrethojnë numrin e tyre në fletëvotim. Kjo është veçanërisht e rëndësishme në këto zgjedhje për shkak se këto janë zgjedhjet e para presidenciale që mbahen pa pasur cikël tjetër të zgjedhjeve. Në zgjedhjet e kaluara kishte zgjedhje parlamentare bashkë me ato presidenciale, paraprakisht kishte lokale, dhe duke marrë parasysh problematikën që krijohet me censusin e domosdoshëm në raundin e dytë, është me rëndësi që të dalin një numër sa më i madh i qytetarëve, me çka zgjedhjet do të ishin të suksesshme, shprehet ai.

Konsideron se është shumë e rëndësishme se sa do të jetë numri i votuesve që në raundin e parë, meqë ky është potenciali në të cilin më pas do të shpresojnë këta dy kandidatë që do të hyjnë në raundin e dytë.

Lidhur me atë se si kandidatët do të përmirësojnë perceptimin negativ te elektorati edhe te maqedonasit etnik edhe te shqiptarët etnik, Bozhinovski shprehet se shqiptarët etnik nuk kanë ndërtuar mendim për Siljanovskën për atë nëse dhe si u pëlqen.

– Një pjesë e madhe te shqiptarët etnik nuk kanë kurrfarë qëndrimi në raport me Siljanovskën, dhe kuptohet se ajo duhet në atë që mbetet nga fushata parazgjedhore të mundohet të prezantohet në njëfarë mënyre edhe në atë bashkësi me qëllim që të përfitojë një mendim të caktuar pozitiv që ndoshta do t’i sjellë edhe vota në ciklin e parë, konsideron Bozhinovski.

Nga ana tjetër, shprehet Bozhinovski, ajo që është perceptim negativ te një pjesë e madhe e maqedonasve etnik, në raport me Marrëveshjen e Prespës, u reflektua edhe ndaj kandidatit të LSDM-së. Konsideron se kjo ka qenë e pritshme duke marrë parasysh se në esencën e fushatës së tij ishte vetë Marrëveshja e Prespës.

– Edhe këtu nuk besoj se do t’ia dalë që së paku ndaj asaj pjese që e kanë ndërtuar atë mendim negativ t’ua ndryshojnë mendjen, për shkak se që të ndodhë kjo ai duhet të heqë dorë nga gjithë ajo për çfarë është angazhuar në periudhën e kaluar të fushatës, vlerëson Bozhinovski.

Për analistin Arsovski, perceptimi negativ për kandidatët edhe te elektorati maqedonas edhe te ai shqiptar, shprehet se mund të ndryshohet shumë pak në javën e fundit të fushatës.

– Janë të vogla gjasat për të përmirësuar në mënyrë dramatike pozicionet te grupet aq të mëdha qëllimore, veçanërisht te Gordana Siljanovska, e cila si kandidate e VMRO-DPMNE-së ka raport problematik me shqiptarët, më së shumti për shkak të Ligjit për gjuhët dhe për raportin ndaj Marrëveshjes së Prespës, i cili është i tillë që de fakto i largon thuajse të gjithë. E nuk besoj se ajo në javën e fundit të mund të përmirësojë atë që me muaj ose me vite e ka pasur qëndrim politik, tha Arsovski për MIA-n.

Sipas tij, te Stevo Pendarovski kjo është rezultat i ndarjes strikte të shoqërisë maqedonase në raport me Marrëveshjen e Prespës dhe se gjysma e elektoratit e pranon në tërësi, gjysma do ta kishte hedhur poshtë ose eventualisht do ta kishte kthyer në bisedime të sërishme.

– Këto janë variabla aq të mëdha të vendosura, sa që është e vogël gjasa që në javën e fundit, po madje edhe në gjithë fushatën që në Maqedoni zgjatë 20 ditë, të ndodhin ndryshimet substanciale atje, mund të ndodhin një deri  dy për qind ndryshime margjinale. Mirëpo, zhvendosje substanciale lidhur me këtë nuk ka, kandidatët e kanë kapur pozicionin e tyre strategjik ashtu siç e kanë kapur, dhe tani siç do të thuhej zaret janë hedhur. Tani ata duhet të shtyjnë narrativin e tyre që e kanë kapur dhe të shohin se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet.

Sipas Arsovskit, kjo eventualisht do të mund të kishte mundësi më serioze për ndikim në mes raundit të parë dhe të dytë, por deri tani, siç u shpreh, deri më 21 prill, jo.