Analistët shqiptar të njëzëshëm: Zaev realizon atë që nuk e realizoi Gruevski


Për herë të parë pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, kryeministri maqedonas sot do të realizon takim zyrtar njëditor të Prishtinës. Ish-kryeministri Nikolla Gruevski duke mos dëshiruar të përkeqësoj raportet me Serbinë, asnjëherë zyrtarisht nuk e vizitoi Kosovën.Njohësit shqiptar të çështjeve politike në vend dhe rajon janë të njëzëshëm por dhe të kujdesshëm në deklaratat për “Nezavisen Vesnik”. Sipas tyre ky hap i kryeministrit maqedonas Zoran Zaev është pozitiv dhe paraqet hap para për të dyja shtetet. Albert Musliu vlerëson që Ballkani Perëndimor nëpërmjet takimeve ndërshtetërore dhe marrëveshjeve do të thellojnë marrëdhëniet dhe me këtë në mënyrë automatike do ti kryejnë detyrat e shtëpisë të dhëna nga Bashkimi Evropian dhe NATO.

“Vizita e Zaevit të Prishtinës zyrtare mund të analizohet prej dy këndvështrimeve: së pari është përmirësim i raporteve ndërfqinjësore, ndërsa së dyti, përshkak të strukturës ndëretnike të Maqedonisë, Kosova është faktor relevant i shtetit tonë. Proceset euroatlantike të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë do të duhet të aryetohen para miqve tanë ndërkombëtar, me çrast pacifikimi i Ballkanit do të përfundoj. Ballkan i qetë dhe stabil nuk është i mundur nëse disa shtete të saj mbeten jashtë Bashkimit Evropian dhe NATO-së. Shqiptarët këtu janë të interesuar për marrëdhënie të mira me Prishtinën dhe kjo vizitë është kontinuitet të takimeve tjera që nënshkrimi i marrëveshjeve mes ministrive të punëve të brendshme të të dyja shteteve. Këto takime shtetërore nuk realizohen me qëllim të thjeshtë që të shihen, por të inicojnë marrëveshje tjera. Kështuqë, mendoj se edhe ky takim do të jetë impuls për përmirësimin dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe me siguri që e njejta do të përfundojë me nënshkrimin, sipas meje, dhjetëra marrëveshjeve”, deklaroi Musliu.

Në të njejtën linjë pozitive është dhe politikologu dhe gazetari Xhenis Sulimani. Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev me këtë hap ka vërtetuar se qeveria e re nëpërmjet punës konkrete do të tenton të vendos Maqedoninë si shembull për fqinjë i mirë, thotë Sulimani.
Marrëdhëniet ndërfqinjësore të një shtetit fitojnë në seriozitet kur shpeshtohen takimet e tyre dhe shtetet zotohen për aktivitete të përbashkëta dhe serioze për të mirën e dy vendeve dhe rajonit në përgjithësi. Akti i Zaevit është një hap para në këtë drejtim. Muaj më herët kishin edhe zv/kryeministrin Behxhet Pacolli në Maqedoni. Të dyja shtetet janë në tranzicion e sipër dhe këmbimi i përvojave është i mirëseardhur për të dyja palët. Kryeministri i Maqedonisë Zaev kishte kohë më parë deklarata kontroverse në raport me Republikën e Kosovës dhe shpresoj se të njëjtat nesër do të qartësohen. Paqja në Ballkan kultivohet vetëm nëpërmes fqinjësisë së mirë dhe njohjes së tjetrit si partner në politikbërje që sjellë frymë pacifiste në rajon”, deklaroi Sulimani.

Sulimani mes tjerash deklaroi se pret që Zaev të sqarohet rreth qëndrimit të qeverisë së tij rreth pranimit të Kosovës në UNESCO, qëndrim që sipas tij është i paqartë përshkak të kërcënimeve të Serbisë.

Para takimit me Zoran Zaevin, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj nëpërmjet mesazhit në rrjetet sociale shkroi se kjo vizitë do të ndihmon në përmirësimin dhe thellimin e raporteve mes dy shteteteve.

Blerim Ismaili