Analistët qetësojnë: Krizë e re politike nuk është e mundur, më në fund reagon drejtësia


Sipas Bllagoja Markovskit individë ose grupe më të vogla që ende i japin përkrahje regjimit të kaluar si dhe udhëheqësia më e ngushtë e VMRO – DPMNE-së nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm të nxitin destabilizim.

Maqedonia nuk mund të ec përpara pa zbardhjen e rasteve kontroverze gjatë kohës së qeverisjes BDI – VMRO – DPMNE, vlerëson pronari i gazetës “Lajm”, Fejzi Hajdari.

Pas përgjigjes së VMRO – DPMNE-së me protesta dhe bllokimin e rrugëve përshkak të arrestimeve që ishin të lidhur me ngjarjet e 27 prillit, u hap dilema se mos vallë Maqedonia përsëri hyn në periudhë të destabilizimit politik dhe mos vendoset nën pikëpyetje siguria e qytetarëve. Edhe kryetari Gjorgje Ivanov vlerësoi se veprat e këtilla nxisin frikë dhe pasiguri dhe mund të rezultojnë me tensione politike.

Njohësit e çështjeve politike në vend me tone qetësuese se ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe partia e tij nuk kanë kapacitet për të destabilizuar situatën politike në vend. Në deklaratë për “Nezavisen Vesnik”, analisti Bllagoja Markovski me deklaratë qetësuese dhe apel që tu lejohet institucioneve relevante të mbarojnë procesin e filluar. Sipas Markovskit, më në fund në Maqedoni funksionon drejtësia ndërsa protestat dhe bllokimet e udhëkryqeve të organizuar nga VMRO – DPMNE nuk do të ndikojnë në situatën e përgjithshme të sigurisë së qytetarëve.

“Situata e sigurisë në Maqedoni është relativisht stabile. Ngjarjet që pasqyruan ditën e djeshme janë pasqyrë e funksionimit të shtetit të së drejtës. Në atë konktekst, nuk ka asnjë arsyetim për reagimet negative të cilët flasin për një destabilizim të mundur në Maqedoni. Nga ana tjetër, mendoj që individë ose grupe më të vogla që përkrahin regjimin e kaluar si dhe udhëheqësia më e ngushtë e VMRO – DPMNE-së nuk kanë kapacitet të mjaftueshëm për të nxitur destabilizim të sigurisë në vend, dhe në këtë aspekt, në periudhën vijuese mund të paraqiten bllokime të rrugëve dhe incidente të asaj natyre, por nuk mund të ndodh asgjë më e madhe që do të zemëronte qytetarët. Prandaj, qytetarët duhet të jenë të qetë. Të lejojmë që këtë situatë ta zgjidhin institucionet të cilët dëshmuan që kanë kapacitet për diçka të till”, deklaroi për “Nezavisen Vesnik”, Bllagoja Markovski.

Pronari i së përditshmes “Lajm” Fejzi Hajdari nga ana tjetër me deklaratë më të matur. Edhepse Hajdari është në një vijë me Markovskin se arrestimet e fundit janë dëshmia më e mirë për fillimin e funksionimit të shtetit të së drejtës, ai shprehet pesimist se ky hap në fund do të jep rezultatin e dëshiruar. Përderisa BDI-ja është pjesë e kabinetit qeveritar të Zaevit, Hajdari nuk pret përmbushjen e rezultateve të premtuara ndaj qytetarëve.

“Ky aksion për momentin meriton përkrahjen e plotë, sepse, Maqedonia s’mund të avanocjë në asnjë proces, pa u ndriçuar rastet kontraverse gjatë qeverisjes VMRO-BDI, si dhe pa u dënuar fajtorët e vërtetë, për ato raste. “Mirëpo, personalisht jam skeptik se aksioni mund të arrijë qëllimin e vet, derisa në pjesë e qeverisë së Zaevit të mbetet struktura më lojale e regjimit të kaluar. Për këtë arsye, mendoj se është koha që kreu i Ekzekutivit Zoran Zaev, edhe një herë të numërojë deputetët, të shqyrtojë mundësinë të formojë qeveri, pa mbeturinat nga koha e qeverisjes së Gruevskit. Përndryshe, kam frikë se gjithçka mund të përfundojë si teatër, pa ndonjë epilog që presin qytetarët”, deklaroi Hajdari për “Nezavisen Vesnik”.

Për situatën e re u shpreh edhe kabineti qeveritar, prej ku deklaruan se fuqimisht besojnë në kapacitetin e insitucioneve relevante për të çuar këtë proces deri në fund dhe ti japin fund rastit që ka të bëjë me ngjarjet e “së enjtes së përgjakshme” në Kuvend më 27 prill.
“Vlerësimi ynë është se institucionet kanë detyrë të zbardhin rastin përshkak të nevojës të sundimit të drejtësisë në Maqedoni, dhe dita e njejtë ditë asnjëherë të mos përsëritet”, deklaroi zëdhënësi i qeverisë Mile Boshnjakovski.

Blerim Ismaili