Analistët: Nuk ka plan “B” për Maqedoninë pa e ndryshuar emrin


Janë intesifikuar tej mase bisedimet rreth kontestit të emrit midis Maqedonisë dhe Greqisë dhe pritjetet janë të mëdha që ky contest disa vjeçar do të marrë fund, shkruan Zhurnal.

Por, megjithatë nga edhe nga ata që janë skeptik dhe që vën në dyshim suksesin apo gjetjen e një kompromis rreth kësaj çështje shumë të rëndësishme për dy vendet. Ato thonë se nëse dështon ky proces atëherë Maqedonia do të ngelet jashtë NATO-së dhe BE-së.

“Maqedonia jashtë NATO dhe BE do të thotë vetëvrasje shtetërore drejtë shpërberjes dalngadale, si një vdekje klinike. Maqedonia do vazhdojë të përballet me borxhe, qytetarët e saj do e braktisin vendin, do ketë shitje të pasurisë së patundëshme. Do të ketë një status të poltikës jo stabile. E vërteta është që ky është një shancë për anëtarësim në NATO dhe përshpejtimi i hapave drejtë BE-së. Unë besoj që emri do të ndryshoj në Republika Maqedonia e Re, por do varet shumë edhe nga deputetët grek sepse Tsipras ka një qeveri të brisht”, thotë për Zhurnal, Arben Llalla, historian.

Sipas tij, Maqedonia jashtë NATO dhe BE do të thotë vetëvrasje shtetërore drejt shpërberjes dalngadale, si një vdekje klinike.

Nga ana tjetër, analisti Urim Saliu thekson se Maqedonia ose do të ndryshojë emrin dhe do ketë një shtet të fortë dhe stabil, ose do ti hyjë një aventure të rrezikshme në rast se refuzon të ndryshojë emrin në këtë moment delikat.

“Një shansë tjetër nuk do ti vijë më , por jam i bindur se kësaj rradhe nuk do mund që të bishtërojë. Mesazhi i kreut të NATO-s ishte i qartë se nuk ka plan B për Maqedoninë pa e ndryshuar emrin. Kjo i hap perspektivën e madhe evropiane dhe e bën shtet të stabilizuar në të kundërtën nëse edhe kjo qeveri pushtohen nga nacionalizmi i sëmurë, do ta pësojë shumë keq, por bashkë me të do ta fundosë edhe shtetin. Rrethana dhe klimë më pozitive se tani nuk ka patur asnjëherë. Raporte më të mira se Maqedonia me fqinjët se tani s’ka patur kurrë dhe këtë duhet t’a shfrytëzojë për qëllimin e madh”, theksoi për Zhurnal, Urim Saliu, analist.

Nuk besoj, shton mëtej Saliu, se do preket çështja e identitetit , por Maqedonia duhet ta dijë se me këtë emër nuk e fiton dot betejën me fqinjin Greqinë.

“Tani është momenti dhe çdo tentim për ta humbur këtë shans, Maqedonia do shkojë drejt humnerës”, nënvizon Saliu./ Zhurnal