“Amnistia”, përplasje mes Xholevit dhe Kacarskës

Përplasje mes gjykatëses Kacarska dhe kryetarit Xholev, asnjëri s’dëshiron të vendos për amnistinë. Ligji për amnisti që u votua në Kuvendin e Maqedonisë javën e kaluar dhe që duhet ta zbatojë Gjykata dhe Prokuroria, e ka gjetur të papërgatitur Gjykatën penale. Edhe pse numri më i madh i të akuzuarve tanimë kanë shtruar kërkesa për amnisti, Gjykata ende nuk e di se kush përfundimisht duhet ta marrë vendimin nëse dhe kush do të amnistohet. Kryetari i Gjykatës, Ivan Xholev deri sot duhet të vendos nëse për kërkesat duhet që të vendos Këshilli Penal ose Këshilli Gjykues në krye me gjykatësen Dobrilla Kacarska.

Në takimin e djeshëm jo-formal me gazetarët, Xholev ka vlerësuar se kompetent për lëndët të cilat tanimë ka vendim gjyqësor kompetent është Këshilli Penal, ndërkaq për lëndët që janë në rrjetë, kompetent është Këshilli Penal, gjegjësisht Kacarska.

“Në të kundërtën do të llogaritej si sulm ndaj pavarësisë gjatë bartjes së vendimit meritues”, thotë kryetari Xholev, i cili pranoi se ka rezistencë te Kacaraska që të vendos për amnisti dhe se ai thotë se gjykatësit janë të kujdesshëm në lidhje me kompetencën, por megjithatë ai do të vendos se kush do të vendos për amnistinë.

Por, gjykatësja e cila e udhëheq rastin për 27 prillin, në një deklaratë për “Nezavisen Vesnik” thotë se në karrierën e saj 32 vjeçare asnjëherë nuk ka qenë rezistente dhe gjithmonë i ka respektuar ligjet. Ajo është decide se vendimet duhet t’i vendos Këshilli Penal.

“Këto vendime duhet që të miratohen jashtë nga diskutimi kryesor, ndërkaq veçmas për këtë është kompetent Këshilli Penal, në pajtueshmëri me nenin 25 paragrafi 5 nga Ligji për Procedurë Penale. Çështja e dytë është shumë e rëndësishme që unë si gjykatës i lëndës, nëse vendos për ato kërkesa, do të thotë se e prejudikoj vendim për ata që do t’ua refuzoj. Çfarë nëse ndonjë vendim gjykatat më të larta e shfuqizojnë, ndërkaq unë kam ndërtuar qëndrim për atë të akuzuar, dhe duhet ta gjykoj? Rezistencë nuk bëj, rezistenca duhet të kërkohet te pala tjetër”, thotë Kacarska.

Ajo thotë se ky nuk është ligji i parë për amnisti që është miratuar nga shtëpia legjislative dhe se gjithmonë, sipas të gjitha ligjeve për amnisti ka vendosur vetëm Këshilli Penal, pa marrë parasysh se në cilën fazë është lënda.

Afati për dorëzim të kërkesave ka skaduar dje, ndërkaq tani pritet që të vendosin Gjykata dhe Prokuroria se kujt do t’u pranojnë kërkesat, e kujt jo./Alsat