Amnestia e deputetëve të VMRO-së do ta zhytë Мaqedoninë në krizë të thellë


Gjatë periudhës është thyer miti nëse Ivanov ka të drejtë të amnistojë gjashtë deputetët e amnestuar për 27 prillin, pjesa juridike ka dy thirrje njëra nga neni 11 që është fshirë nga ligji për amnesti dhe nuk mund të amnestojë dhe e dyta se mund, thotë kështu avokati Zvonko Davidoviq. Ligji për amnesti ishte ndryshuar e më pas fshirë neni 11 dhe e pamundëson që presidenti të amnestojë procedurën nga jashtë por gjykata kushtetutesë më pas e ka shfuqizuar atë
ligj dhe ka bërë pastrimin e tekstit të ligjit.

“Sipas kësaj vendimi i gjykatës kushtetuese se presidenti ka të drejtë jashtë procedurave ku merr pjesë dhe ministria e drejtësisë në procedurë të shkurtuar të amnestojë persona për shkak të interesave të vendit që kanë kryer edhe vepra penale”, ka thënë Davidoviq.
Sipas tij, pyetja nëse deputetët duhet të amnisohen sepse dyshohet se kanë kryer shumë vepra të rënda penale.

“Deputetët veprën penale e kanë bërë publikisht, kishte situata ku grupe njerëzish kanë hyrë në parlament dhe kanë sulmuar deputetët, si jurist për mua është e pamenduar që në interes të vendit të mbulohet kjo vepër penale sepse do sjellë shumë probleme në të ardhmen”, thekson Davidoviq.

“Ne jemi një shoqëri interesante ku duhet të vendoset nëse do të sundojë e drejta dhe të harojmë vepra të dyfishta ose e drejta selektive dhe mënyra se si organet do të reagojnë”, thot ai.