Amdi Bajram: Jam i mahnitur nga kryeministri Zaev


Deputeti Amdi Bajram në seancën parlamentare për pyetje deputetësh e ka lavdëruar kryeministrin Zoran Zaev, i cili iu përgjigj në pyetjet për përmendoren e Esma Rexhepovës, për varfërinë dhe për vajzën nga shtëpia “25 maji”, njofton Koha.

Bajram u shpreh shumë i kënaqur nga përgjigjet që i dha Zaev, duke potencuar se për herë të parë një kryeministër i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve.

“Shihet se ju jeni të përkushtuar për popullatën dhe siç po veproni do të jeni i mirë për secilin”, tha Bajram, i cili deri dje ishte në koalicion me VMRO-DPMNE-në, ndërsa pas zgjedhjeve lokale u bë deputet i pavarur.