Ambasadori amerikan Bejli kërkon që të ndiqen penalisht edhe zyrtarët e qeverisë aktuale


Korrupsioni në të vërtetë është si kancer në shoqëri dhe për luftimin e tij nevojitet angazhim i çdo pjesëtari të shoqërisë.

Kështu është shprehur ambasadori amerikan në Shkup, Xhes Bejli, gjatë fjalimit të tij në shënimin e ditës ndërkombëtare kundër korrupsionit, në debat të organizuar nga Komiteti i Helsinkit në Fakultetin Juridik. Bejli po ashtu ka porositur se nuk duhet të ndjeken vetëm funksionarët e qeverisë së kaluar dhe të injohorohen ato të qeverisë aktuale.

“Dhe çdo dollar apo denar që është dhënë për pasurimin personal është i njëjti që nuk përdorur për të ndihmuar edukimin, për të financuar spitale apo rrugë. Liderët politik duhet të mbajnë përgjegjësi publike për vete dhe për partitë e tyre për të thyer rrethin e korrupsionit. Kjo do të thotë po ashtu thyerjen e rrethit që të ndjeken vetëm zyrtarët e qeverisë së kaluar dhe të injorohen anëtarët e Qeverisë aktuale”, tha Xhes Bejli, ambasador i SHBA-së.

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, tha se korrupsioni që është kryer nga persona që punojnë në sektorin publik, nga persona të cilët duhet të jenë përfaqësues, mbrojtës dhe zbatues të të drejtave të njeriut, është lloj më i rëndë i korrupsionit.

“Kundërshtoj fuqishëm fenomenin që shkakton krijimin e ambientit në të cilin elita politike ndjeheshin të privilegjuar dhe mendonin se drejtësia dhe dënimi që del pas korrupcionit, nuk do ti kap edhe ato. Ajo që na duhet është aksion gjithpërfshirës për çrrënjosjen e korrupcionit në të gjitha nivelet dhe një të gjitha institucionet publike. Po ashtu, nevojitet të reagohet qartë në praktikat korruptive edhe në biznesin privat, pasojat e të cilit kanë tendenca të përhapen në sferën publike”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se do të përkushtohen në luftën kundër korrupsionit.

“Jam zotuar, po njëherit edhe jam betuar që në fillim të veprimtarisë time që do të luftoj çdo dukuri të keqe për shoqërinë, për qytetarët dhe këtë e kam dëshmuar edhe me vendim të organve më të larta të partisë që të hapet hetim ndaj BDI-së që nga viti 2002 deri në vitin 2017, hetim i vërtetë që gjithçka të dalë në sipërfaqe për çdo funksionar për veprimtarinë e tij sepse mendoj se vetëm kështu mund të vendosim punën e vërtetë në vend”, tha Ali Ahmeti, lideri i BDI-së.

Në kuadër të këtij eventi, kryeministri Zaev, Ahmeti, Arben Taravari si përfaqësues i Ziadin Selës dhe Petre Shilegov, si përfaqësues i BNJVL-së kanë nënshkruar një deklaratë me të cilën betohen se do të luftojnë korrupsionin në partitë e tyre dhe në Qeveri.