Ambasada e SHBA dhe MPB zhvillojnë stërvitje të përbashkët

Pjesëtarët e MPB-së sot po mbajnë trajnime të përbashkëta për reagime urgjente me ambasadën amerikane në Shkup.
Trajnimet po mbahen në ambasadën amerikane në Shkup, andaj qytetarët nuk duhet të frikësohen nga sirenat dhe alarmet të cilat janë pjesë e skenarit.

Por gjithashtu do të mbyllen edhe rrugët afër ambasadës në orët e mëngjesit.
Kurse trajnimet do ti mundësojnë ambasadës dhe MPB-së që në mënyrë më efektive të koordinojnë aktivitete në gjendje të jashtëzakonshme.