Ambasada e Rusisë: Qëllimisht ose jo, Zaev është i informuar gabimisht


Nga Ambasada e Rusisë në Shkup në profilin e tyre në “Twiter” kanë reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Zoran Zaev për “Televizionin 24”, ku ka thënë se “diplomati i dëbuar në mënyrë të paligjshme është sjellë në Maqedoni, dhe se është paralajmëruar disa herë, por i njëjti ka vazhduar të kryejë aktivitete për çka nuk a qenë i akredituar dhe se dëshmitë i janë prezantuar edhe Ambasadës së Rusisë”, njofton Portalb.mk.

Nga Ambasada e Rusisë thonë se Zaev është i informuar gabimisht dhe se dëbimi i diplomatit të tyre ka qenë i befasueshëm.

“Qëllimisht ose jo, Zaev është i informuar gabimisht. Dëbimi i diplomatit tonë ishte befasi. Asnjëherë nuk jemi paralajmëruar, por a nuk kemi pranuar dëshmi për të cilat flet kryeministri. Edhe më tej vlerësojmë se ky akt është i pabazë dhe u sjell dëm marrëdhënieve ruso-maqedonase”, shkruajti Ambasada e Rusisë në Shkup.