Aliu: Aleanca duhet të mbetet në qeveri!


Shkruan Qenan Aliu

Aleanca për Shqiptarët duhet të mbetet në QEVERISJE . Ka dallim nga ajo të mbetet në qeveri. Kjo për faktin se partnerët që formojnë qeverinë janë hilexhi politik.

Është tani më e njohur se kryeminstri si propozues për shkak të shumicës së brishtë ndjehet e ngushtuar nga ortaku Bdi. Nga Bdi-ja veç më u liferua qëndrimi se deputetët e saj nuk do ta votonin kandidatin për postin e ministrit të shëndetësisë nga rradhët e ASH-së. Arsyeja sipas tyre ishte politike, e në fakt ishte sentimentale.

Nuk është e panjohur se kryeministri Zev dhe partia e tij synojnë këtë digaster për shkak të parave publike që po qarkullohen atje dhe për projektet investuese gallopante për nga shuma e eurove. Madje ,ndonëse pandehin se kanë në rradhët e tyre kuadër të përgatitur që do të mund ta trashigonte Taravarin për punën e të cilit kishin fjalë miradie.

Pavarësishtë këtyre, Zoran Zaev po ritheksojë i ngushtuar nga brishtësia e mazhorancës për nga numrat, po gëlltit kushtëzimet e Bdi-së ,mbase pse jo kur disa veprime i konvenojnë për ,,të mirën,, e partisë së tij.

Thënë shkurt, Bdi-ja nuk e ka fort për qejfi qëndrimin brenda qeverisë të ASH-së, për vet faktin se janë shum çështje që Bdi-ja nuk do të mund ti kalonte fshehurazi ,kur ASH-ja si PUKI i qeverisë si ,,operatorë,,do ti shpërfaqte për dijeninë e opinionit në rradhë të parë atij shqiptarë.

Pra nuk ka asgjë të panatyrshme të bëhet plotësimi i vendeve vakante në qeveri, madje edhe rreformatime. Fundja kjo është edhe obligim kushtetues kur për te paraqitet nevoja.

Ziadin Sela do të duhet të rreflektojë lidhur me këto truqe të prejudikuara dhe të shpërfaq kapacitet negocius për të gjetur kompromisin e mundshëm me kryeminstrin lidhur me këtë plotësim /rokadë të vendeve vakante të digastereve të qeverisë.

Sela , në asnjë moment nuk duhet vetë të largohet nga pjesmarja në qeverisje si subjekt politik. Nëse eventualisht ortakët (poqëse do të munden) vlerësojnë se nuk kanë nevojë , le të vendosin për ta larguar ASH-në.

Fundja ,shqiptarët kanë më shum nevojë për një opozitë të fortë , por pjesmarja e Ash-së në qeverisje nuk rreflekton pushtet me plotkuptimin e fjalës, por kontribues korrekt për zbatimin e rreformave dhe integrimin e vendit , në kuadër të kësaj shumice të brishtë . Mbase për këta synime mbështetëse është edhe ,,Aleanca me Besë,, !