Alimi për 27 prillin: Ndjehem i pafajshëm, nuk më intereson nëse do të ketë amnesti

I akuzuari për ngjarjet e 27 prillit Abdulfeta Alimi gjatë pauzës në seancën e sotme tha se nuk i intereson nëse do të ketë amnisti ose jo, pasi ndjehet i pafajshëm dhe thotë se ka punuar sipas urdhrave të komandantit Goran Gjoshevski, i cili gjithashtu është i akuzuar për 27 prillin.

“Nuk më intereson nëse do të ketë amnisti ose jo, e di se jam i pafajshëm. Kam qenë në detyrë zyrtare, unë jam polic dhe kam vepruar sipas urdhrave të komandantit”, tha Alimi, i cili akuzohet për veprën “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”.

Përndryshe, në seancën e sotme Prokuroria ka prezantuar video-inçizime të reja në natën e 27 prillit, ndërsa në disa pamje është parë se të akuzuarit kanë komunikuar me shefin e sigurmit të ish-kryetarit Trajko Veljanoski.