Ali Ahmeti- XHorxh Robertson: Tani o kurrë


Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar në Shkup me ish Sekretarin e Përgjithshëm të NATOsë dhe ish Ministrin Britanik të Mbrojtjes, Lordin Xhorxh Robertson dhe komandantin e forcave të NATO-s në vitin 2001 në Maqedoni, Gjeneralin Ser Barni Uajt-Spuner.

Ahmeti shprehu mirënjohje për kontributin e jashtëzakontë të Lordit Robertson dhe Gjeneralin Barni në arritjen në prag të anëtarësimit në NATO dhe fillimit të negociatave me Bashkimin Evropian.

Ahmeti dhe Lordi Robertson u dakorduan që vendimi i 30 shtatorit është historik dhe shansi i gjeneratës tonë për ta siguruar të ardhmën e rinisë është tani ose kurrë.

Ne jemi të përkushtuar për sukses sepse integrimi i Maqedonisë në strukturat euroatlantike është prioritet absolut i të gjithë qytetarëve të vendit tonë dhe sjell paqe, siguri e stabilitet, por edhe zhvillim ekonomik.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi zhvillimet rajonale, me theks të veçantë mbi dialogun Prishtinë – Beograd.