Ali Ahmeti vendos se kush nga ministrat do mbesë dhe kush do ikë nga Qeveria


Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti do të vendos se cilët ministra mbesin dhe cilët do të ikin nga qeveria me rikonstruimin e kabinetit të kryeministrit Zoran Zaev.

Artan Grubi, shefi i kabinetit të kreu të BDI-së theksoi për Telma se kryesia e kësaj partie i ka dhënë të drejtën që Ahmeti të bisedojë me Zaevin rreth rikonstruimit të mundshëm dhe zgjerimit të shumicës parlamentare, ndërsa ai po ashtu do të vendos edhe për ndërrimin e resorëve ministror dhe çështje të tjera që kanë të bëjnë me Qeverinë.

“Debati ka qenë konstruktiv në kryesi, disa ministra kanë marrë kritika, disa lavdërata, por nuk është vendosur se kush duhet të shkojë nga Qeveria. Ahmeti do të ketë të drejtën të vendos për këtë dhe ndërrimin e ministrave”, theksoi Grubi. (INA)