Ali Ahmeti nesër nis manifestimet për “Vitin e Skënderbeut”


Nesër, e mërkurë, 17 janar 2018, me fillim në ora 12:30, në Sheshin Skënderbe në Shkup, pranë përmendores së Gjergj Kastriotit, lideri i BDI-së Ali Ahmeti nis manifestimet me të cilat do të shënohet “Viti i Skënderbeut” me rastin e 550 vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, njofton Medial.mk.

“Me këtë rast, ftojmë drejtues të institucioneve në pushtetet legjislative, ekzekutive, lokale, shoqata joqeveritare, media, intelektual dhe qytetarët që të bashkëngjiten në manifestimin nismëtar për shënimin e Vitit të Skënderbeut”, thuhet në njoftim.