Ali Ahmeti: Gjithçka që është arritur në 2001, e kotë nëse nuk antarësohemi në BE dhe NATO


Prestigjozja amerikane “Financial Times” në tekstin e fundit kushtuar situatës politike në vendet e Ballkanit mes tjerash ka cituar edhe deklaratën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti i cili në disa raste ka deklaruar se gjithçka për çfarë është luftuar dhe çfarë është arritur pas vitit 2001 nuk do të kishte vlerën e duhur nëse Maqedonia dështon të integrohet në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Këtë deklaratë të kreut të BDI-së, “Financial Times” e vlerëson si të kujdesshme dhe se Maqedonia duhet të mendoj për plan B në rast se plani fillestar për antarësim në strukturat euroatlantike nuk realizohet.

Redaktori i “Financial Times” për Europë Tony Barber më tej shkruan se zgjidhja eventuale e problemit 27-vjeçar mes Maqedonisë dhe Greqisë do të dërgonte sinjal pozitiv për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që kanë çështje të hapura ndërshtetërore.