Alegri mbetet në Juventus


Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri, pas eliminimit nga Ajaksi në çerek-finalen e Ligës së kampionëve, tha se do të mbetet në ekip.

“Para disa ditëve u takova me presidentin e klubit dhe i thashë se do të mbetem në Juventus, Së bashku me kryesinë u ulëm dhe biseduam për të ardhmen e klubit”, deklaroi Alegri për “Futball Italia”.

Alegri 51-vjeç, së bashku me Juventusin fitoi katër tituj kampionësh, janë gati ta arrijnë edhe të pestin në varg në kampionatin italian. Dy herë arriti deri në finale të Ligës së kampionëve.