“Aleanca për Shqiptarët” mbetet pa Ministrinë e Shëndetësisë?

Lideri i “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela nga SHBA, ku jozyrtarisht qëndron për shërim nga lëndimet që pësoi më 27 prill në Kuvend, kërkoi që Qeveria e Zaevit të ndërpresë lojrat e ulta. Sela si kundërpërgjigje se partia e tij mund të humb pozitën qeveritare e ministrit të shëndetësisë, për të cilën ai dhe partia insistojnë, paralajmëroi se qeveria të ndaloj me shpërqëndrimin e vëmendjes së opnionit dhe lojrat e ulëta. “Nezavisen Vesnik” në lidhje me këto informata kërkoi qëndrim zyrtar, mirëpo “Aleanca për Shqiptarët” nuk e gjetën të aryeshme të përgjigjen në pyetjet e redaksisë sonë.

Tanimë disa muaj pozita Ministër i Shëndetësisë është e zbrazur, ndërsa kryeministri Zoran Zaev disa herë ka paralajmëruar takim me partnerët e koalicionit qeveritar me qëllim të zgjidhjes së kësaj çështjeje, mirëpo ai takim nuk u realizua. Në opinion u shfaqën disa emra, kandidat më serioz për të përmbushur vendin të cilin e la të zbrazur kuadri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari. Sipas disa paralajmërimeve, prapseprap fjalën e fundit për përmbushjen e vendit të zbrazur në kabinetin qeveritar do ta ketë pikërisht kryeministri Zoran Zaev, ku kalkulimet e fundit flasin se me shumë gjasa partia e Ziadin Selës do të mbetet me duar zbrazur.

Emra që u shfaqën në opinion janë neurokirurgu Venko Filipçe dhe drejtori aktual i spitalit “8 shtatori” Kristijan Kostovski. Sipas këtij skenari, LSDM-ja përveç karrikën e zëvendësministrit për reforma, Aleancës do ia ofron edhe pozitën zëvendës-ministër i shëndetësisë, ndërsa nga përgjigja e liderit të Aleancës Ziadin Sela do mvaret se a do të qëndron partia e tij në kabinetin qeveritar ose do të tejkalon në opozitë.

Ajo që dihet para vendimeve definitive është se Aksel Ahmedovski është ministri i ri pa resor. “Nezavisen Vesnik” mëson se lideri i “Aleancës për Shqiptarët” Ziadin Sela nuk është në turne në SHBA por ai ka udhëtuar në SHBA me qëllim të shërimit nga lëndimet që pësoi më 27 prill nga hyrja e dhunshme e protestuesve në Kuvend. Prej atje Sela dërgoi mesazhin se lideri i BDI-së Ali Ahmeti gjatë kohës së qeverisjes me VMRO – DPMNE-në, organizoi protestat e dhunshme të së “enjtes së përgjakshme” më 27 prill të këtij viti. Pas kësaj deklarate, marrëdhëniet mes “Aleancës për Shqiptarët” dhe Bashkimit Demokratik për Integrim u acaruan.

Në rast të largimit nga kabineti qeveritar të “Aleancës për Shqiptarët”, gjithnjë e më tepër në intensitet fitojnë spekulimet se PDSH-ja e Menduh Thaçit në vend të Aleancës do të bëhet pjesë e shumicës parlamentare. Muajve të fundit, lideri i PDSH-së Menduh Thaçi realizoi takime me disa euroambasador prej kur dërgoi mesazhin se Maqedonia ka nevojë për reforma dhe integrim urgjent në strukturat euroatlantike.

Blerim Ismaili