Aleanca për Shqiptarët kërkon të dëmshpërblehen të burgosurit e Rastit Sopoti


Aleanca për Shqiptarët kërkon nga Ministria e Drejtësisë që t’ua kompenson dëmin të burgosurve të Rastit Sopoti.

Në komunikatë thuhet se të burgosurit e këtij rasti  nuk kanë më as jetë e as shpresë të enden labirinteve te Gjyqeve për ta kërkuar dëmshpërblimin dhe se Ministria e Drejtësisë dhe Qeveria duhet tua kompensojë dëmin sa më parë.

“Kjo Ministri e Drejtësisë që është pjesë e Qeverisë së LSDM dhe BDI-së, nuk e njeh as ligjin, as Kushtetutën madje as Konventat ndërkombëtare të institucioneve të Drejtësisë që sigurojnë të drejtën e dëmshpërblimit atëherë kur Gjykata vendos për pafajësinë e tyre.
Qeveria LSDM dhe BDI sado që të bëjë fushatë për BE dhe NATO, në mendësinë e saj e ka mentalitetin nënçmues dhe montues për të sabotuar dhe dënuar qytetar të pafajshëm vetëm në këtë formë për ti mbuluar krimet dhe korrupsionin e tyre që në vazhdimësi e kanë karakterizuar qeverisjen, ku BDI ka qenë pjese e saj për më shumë se 15 vite”, thuhet në komunikatën e partisë së Selës.