Aleanca për Shqiptarët: Aktivistët e BDI-së sulmuan profesorët në Gostivar


Aleanca për Shqiptarët në një njoftim për media ka reaguar ndaj rrahjes së profesorëve të gjimnazit të Gostivarit. Nga kjo parti thonë se sulmi brutal ndaj profesorëve është bërë nga aktivistë të BDI-së.

“Sot në mënyrën më brutale nga ana e aktivistëve të BDI-së kishte sulm direkt në gjimnazin e Gostivarit dhe në mënyrë klasike u sulmuan profesorët në vendin e tyre të punës. Kujtojmë opinionin se Aleanca për Shqiptarët në Gostivar është ajo që ka reaguar në kohë në lidhje me pasojat e mundshme, si rezultat i vendimit politik të Zaevit për marrjen e ingerencave të kryetarit të komunës në sferën e arsimit”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga kjo parti ftojnë kryeministrin Zoran Zaev që të mos bie pre e presioneve të BDI-së, pasi në të kundërtën sipas tyre, do të jetë përgjegjës për apsojet që mund të vijnë si rezultate të vendimit të tyre.

Aleanca për Shqiptarët në fund thekson se Ministria e Arsimit dhe Qeveria mbajnë përgjegjësinë më të madhe për këtë sulm./Telegrafi