BDI kërkon që partitë të financohen nga buxheti

BDI kërkon që partitë të financohen nga buxheti
Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon financimin e partive politike nga buxheti.

“Nuk jemi të kënaqur nga ligji ekzistues për financimin e partive politike, kërkojmë zgjidhje ligjore nëpërmjet së cilës partitë do të financohen nga buxheti, kjo është më stabile dhe është një mënyrë për parandaluar korrupsionin”, thekson deputeti i BDI-së, Artan Grubi, në takimin e sotëm Përmirësimi i modelit të financimit të partive politike në Maqedonisë, nën organizimin e Institutit Kombëtar Demokratik.

“Mendoj se kjo çështja të rregullohet nëpërmjet buxhetit, ajo do të sjell transparencë, ndërsa bëjmë përpjekje edhe për të bërë mbikëqyrje se si do të harxhohen parat e qytetarëve. Qoftë sipas mandatit ose sipas votave të mara në zgjedhjet parlamentare të fitohen mjetet. Në këtë mënyrë do të rregullohet kjo pjesë e financimit të partive”, tha Grubi.

Ai i bëri thirrje që të zgjidhet anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor që të mundësohet që sa më shpejtë të mbahet referendumi.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: