Mickoski: Nuk ka as BE as NATO, ditën e diel protestë në Kavadar

Mickoski: Nuk ka as BE as NATO, ditën e diel protestë në Kavadar
hëheqësi i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në një video të publikuar në faqen e tij në facebook, bëri thirrje për protesta këtë të diel në Kavadar, kundër politikës qeveritare, informon MEDIAL.

“Nuk ka as datë pa kusht për negociata me BE e as ftesë të pakushtëzuar për NATO. Kjo po ndodh pasi që ne kemi një qeveri të paaftë. Ju duhet të ndaloni humbjet, dhe përgjigja për këtë është secili prej jush. Prandaj, ne do të vazhdojmë të protestojmë, ju thërras që këtë javë në ora 13.00 në qytetin e Kavadarit të dalim në marsh proteste”, është shprehur Mickosi.

 

Shpërndajeni me miqtë tuaj: