Kamenos: Mund të fotografohen sa të duan, por nuk do të hyjnë në NATO me termin Maqedoni

Kamenos: Mund të fotografohen sa të duan, por nuk do të hyjnë në NATO me termin Maqedoni
Partneri koalicionues në Qeveri, Panos Kamenos, nuk tërhiqet nga qëndrimi, se Maqedonia nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, ndërkaq Marrëveshje për Emrin e cila u nënshkrua në Prespë nuk do të implementohet, njofton Portalb.mk.

Sipas agjencisë gazetareske greke ANA-MPA, duke folur përpara gazetarëve grek në Bruksel, ministri i Mbrojtjes, i cili bashkë me shefin e diplomacisë greke dhe kryeministrin Aleksis Cipras, marrin pjesë në Samitin e NATO-s, ka  thënë se Marrëveshje e Prespës asnjëherë nuk do të implementohet pasi që ai personalisht vlerëson se nuk do të kalojë as në Kuvend, por as në referendum te ne.

“Mund të mbledhin ftesa dhe të fotografohen, por në NATO nuk ka gjasa të hyjnë derisa e shfrytëzojnë termin Maqedoni”, tha thënë Kamenos.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: