Papunësia e të rinjve është ulur deri 35,9 për qind

Papunësia e të rinjve është ulur deri 35,9 për qind
Për dallim nga vitet e kaluara, kur papunësia e të rinjve lëvizte rreth 50 për qind, në tremujorin e parë të këtij viti, ajo është ulur deri 35,9 për qind, që paraqet sukses, theksoi Mlladen Fërçkovski nga Minsitria e Punës dhe Politikës Sociale në forumin e sotëm rajonal për punësim të të rinjve.

“Përmirësimi i gjendjes në raport me tregun e punës në Maqedoni është rezultat jo vetëm i aktiviteteve të caktuara që po ndërmerren nga ana e disa institucioneve të caktuara, por edhe i politikës gjithpërfshirëse që e ndërmori Qeveria e Maqedonisë, para së gjithash me krijimin e dokumenteve strategjike në të cilat janë involvuar disa institucione, siç është plani i ri i aksionit për punësim të të rinjve”, theksoi Fërçkovski.

Ai theksoi se në planin e ri të aksionit të vitit 2018, janë projektuar tre caqe themelore siç janë aftësimi i nevojave të tregut të punës me shkathtësitë me të cilat prëfitohen të rinjtë në sistemin formal të arsimit, prëforcimi i sektorit privat vendor për hapje të vendeve të reja të punës dhe ulja e periudhës kohore për kalim të të rinjve bga shkolla në punë.

“Mbi 100.000 të rinj prej 15 deri 19 vjeç, nuk janë evidentuar si të papunë, nuk janë në marrëdhënie pune dhe nuk janë në ndonjë proces trajnimi apo arsimimi. Baza zyrtare statistikore tregoi se në suaza të tetë rajoneve planore, gjendja me të rinjtë e paregjistruar është më kritike në rajonin verilindor, jugperëndimor dhe atë të Pollogut”, theksoi Fërçkovski.

Ai informoi se është përpunuar skemë e garancës me qëllim që t’u ndihmojë të rinjve gjatë punësimit, që bazohet në tre shtylla.

“Shtylla e parë është integrimi i hershëm, që i përket Minsitrisë së Arsimit e cila duhet ta adaptojë sistemin arsimor me nevojat e tregut të punës. Shtylla e dytë janë aktivitetet e terrenit, të cilat i janë lënë sektorit civil, me qëllim që ta gjejnë grupin kritik dhe ta motivojnë të kyçet në evidencë në qendrat për punësim, ndërsa me shtyllën e tretë trajtohet nëse të rinjtë prej 15 deri 19 vjeç e kanë kaluar tërë procesin e garancës prë të rinjtë”, sqaroi Fërçkovski.

Ai përfundoi se problem serioz paraqet ajo që një pjesë e madhe e të rinjve, përkatësisht rreth 48 për qind, punojnë të paparaqitur, si dhe ajo që punojnë në vende joadekuate, duke apleuar me atë rast se, nëse rritet numri i kërkesës së të punësuarve, ato probleme do të zgjidhen.

Shpërndajeni me miqtë tuaj: