Kacarska: Jam e bindur se çdo aktvendim që kam marrë është i drejtë
Gjyqtarja Dobrilla Kacarska, e cila e udhëhoqi procesin gjyqësor  lidhur me ngjarjet në Kuvend më 27 prill 2017 dhe mori aktvendim për gjithsej 211 vjet burg për 16 të pandehur, thotë se jo vetëm për këtë por për çdo aktvendim ajo është e bindur se ka qenë i drejtë. Kacarska, në një emision televiziv “Drejtësi dhe padrejtësi” në 1TV, theksoi se jo vetëm për këtë aktvendim, por për çdo aktvendim që ajo ka marrë është e bindur ka bërë një gjykim të drejtë. “Nuk kisha aspak dyshim se të pandehurit ishin fajtorë ...
Gjykata caktoi masën arrest shtëpie për Stevço Jakimovskin
Gjykata i caktoi masë arrest shtëpie ish kryetarit të komunës së Karposhit, Stevço Jakimovskit, i cili së bashku me edhe katër persona është i dyshuar se ka bërë vepër penale keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2017, gjatë parashtrimit të kërkesës për konfirmimin e statusit jurudik të objekteve  të vendosura në rrugën “Ilinden”. Para gjykatësit të procedurës paraprake, së bashku me Jakimovski, sot u dërguan edhe  edhe persona T. T. në cilësinë e Shefit të D...
Me emra të rinj MIA, ELEM-i dhe Posta e Maqedonisë
Në seancën e sotme qeveritare ishte shqyrtuar dhe miratuar edhe Raporti i grupit punues ndërdikasterial për kryerjen e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare me Republikën e Greqisë, sipas së cilës janë riemërtuar MIA, ELEM-i dhe Posta e Maqedonisë. Siç kumtojnë nga pres shërbimi qeveritar emri i ri i SHA Agjencia Informative e Maqedonisë – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), prej tani do të jetë SHA Agjencia Informatike Mediatike – Shkup në pronësi shtetërore (MIA), emri i ri i SHA  Elektranat e Maqedonisë – E...
Zaev-Mogerini: Është përshëndetur përparimi, deri në qershor të kompletohen reformat
Është përshëndetur përparimi i fuqishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut në plotësimin e agjendës së reformave, ndërsa është marrë edhe inkurajim që para qershorit të këtij viti shteti t’i realizojë masat e mbetura për kompletimin e reformave të parapara me konkluzionet e Këshillit të Evropës nga qershori i vitit 2018. Kjo u konstatua në takimin e sotëm në Bruksel mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetares së Komisionit Evropian dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri,...
Shtatë të akuzuar për pjesëmarrje në SHI e pranuan fajin
 Shtatë shtetasit e Maqedonisë të akuzuar për pjesëmarrje në luftëra të huaja, formacione paraushtarake ose paramilitare, prej të cilëve njëri akuzohet edhe për veprën “organizim terrorist”, sot në debatin kryesor gjatë prononcimit për fajin në Gjykatën Themelore Shkupi 1 Shkup, i pranuan veprat për të cilat ngarkohen. Në gusht të vitit të kaluar, siç bëjnë të ditur nga Prokuroria Themelore, në bashkëpunim me partnerët e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Demokratike Siriane, të akuzuarit...