Akuzë për një person për plaçkitje dhe vjedhje të rëndë në farmaci dhe në Spitalin psikiatrik- Shkup


Prokuroria Themelore Publike -Shkup ka ngritur aktakuzë kundër një personi i cili ngarkohet për dy vepra të kryera penale- kontrabandë dhe vjedhje të rëndë gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

I akuzuari, siç ka bërë të ditur Prokuroria publike, veprën e parë e ka kryer më 4 dhjetor të vitit të kaluar, në farmacinë “Zegin farm” e cila gjendet në bulevardin “Mitropolit Teodosij Gologanov” në Shkup. Ai ka hyrë në farmaci me maskë të zezë në fytyrë dhe shiringë me gjilpërë në dorë i është kërcënuar punëtores dhe i ka marrë 9.790 denarë. Vjedhjen e dytë e ka kryer më datën 12 të këtij muaji.

Më datën 28 dhjetor të vitit të kaluar në hapësirat e Qendrës për Shëndet mental pranë ISHP “Spitalit psikitatrik” Shkup -Bardovcë nën akuzën e vjedhjes ka marrë gjësende të luajtshme me qëllim joligjërisht t’i përvetësojë. Të njëjtën ditë ai në hëpësirat e Qendrës për Shëndet mental ka hyrë dy herë. Herën e parë ka vjedhur monitor dhe një ruter me vlerë prej 21 mijë denarë, si dhe produkte të higjienës, kafe, llampa, pjesë të komjuterit, kabllo shtesë për furnizimin me energji elektrike dhe tjera në vlerë prej 23.864 denarë.

Prokurori kompetentet publik, Gjykatës i ka propozuar t’i vazhdojë masën paraprake të paraburgimit për të akuzuarin me faktin se për të njëjtën vepër penale është akuzuar disa herë dhe se ekziston rreziku që ai të arratiset, thonë nga Prokuroria publike