Aktivistët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë Lubço Georgievskin


”VMRO-DPMNE-ja është aty ku është Ljubço”. Kjo parullë është vënë në afërsi të objektit që shërben si shtab i përgjithshëm i partisë opozitare.

Mediat në gjuhën maqedonase spekulojnë se kjo porosi është një formë mbështetje për Ljubço Georgievskin, ish-kryeministër, ish-lider i kësaj partie politike, i cili e drejton partinë VMRO Popullore.

Georgievski kohëve të fundit i ka dhënë mbështetje kryeministrit Zoran Zaev, sidomos në rastin e marrëveshjes me Bullgarinë, ndërsa ka shprehur konsiderata edhe për kryetarin e sapozgjedhur të VMR0-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.