Aktakuzë për tregti me fëmijë, dhëndri bleu nuse për 1.600 euro


Prokurori kompetent nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit në Gjykatën themelore penale Shkup parashtroi aktakuzë kundër një personi për vepër të kryer penale – tregti me fëmijë, ndërsa në Këshillin për fëmijë pranë Gjykatës themelore penale Shkup është parashtruar propozim për zbatim të sanksionit ndaj fëmijëve në konflikt me ligjin mbi 16 vjeç për veprën e njejtë penale.

I akuzuari, shtetas i Maqedonisë së Veriut, kumtoi sot se PTHP për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, në prill të këtij viti, me qëllim që të martohet, e ka blerë viktimën 15-vjeçare për një shumë prej 1.600 eurove nga i afërmi i saj i mitur, edhe pse e ka ditur për moshën e vajzës.

“I mituri e ka nxitur të afërmen e vet 15-vjeçare në martesë të dakorduar paraprakisht, me mashtrim e ka marrë dhe e ka dërguar në vendin e dakorduar. I dyshuari e ka paguar shumën e kërkuar dhe duke përdorë fuqi fizike, dhunë psikologjike dhe tentim për abuzim seksual e ma marrë me vete vajzën e cila ka rezistuar. Viktima ka shfrytëzuar rastin dhe në moment të volitshëm ka ikur dhe është paraqitur tek prindërit e saj”, sqarohet në kumtesë.

Së bashku me aktakuzën, prokurori kompetent publik në gjykatë ka parashtruar edhe propozim për vazhdim të masës së caktuar paraprakisht paraburgim për të akuzuarin.