Aksidentohet një veturë e Qeverisë në pikën pagesore Tetovë-Gostivar


Pa persona të lënduar, por me dëm material  ka kaluar aksidenti pasdite në autostradën Tetovë – Shkup në të cilin jozyrtarisht në njërin nga automjetet ka udhëtuar ministri i Kulturës Hysni Ismaili i cili jetën në Tetovë. Aksidenti ka ndodhur rreth orë 16.30 në afërsi të Zhelinës.

“Ka ndodhur një aksident ku kanë marrë pjesë një automjet “pasat” në të cilin ka pasur dy persona dhe një kamion i drejtuar nga E.K (55) nga Gostivari. “Pasat” është me targa të Shkupit, pronësi e Qeverisë, ndërsa kamioni  me targa të Gostivarit. Nuk ka të lënduar, por është shkaktuar dëm material”, informojnë nga SPB Tetovë.

Në vendin e ngjarjes policia po bën ekspertizë.