Aksident tragjik në Kumanovë, humb jetën një 20-vjeçar


Policia e Maqedonisë njofton se mbrëmë rreth orës 21:20 në rrugën regjionale Kumanovë – fshati Likovë, M.A (20) nga fshati Hotël i Komunës së Likovës ka humbur jetën në një aksident komunikacioni.

Nga policia thonë se duke e drejtuar makinën “Ford Fokus”, 20-vjeçari ka humbur kontrollin, ka dalur nga rruga dhe ka goditur shtyllë betonike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nga goditja lëndime kanë marrë shoferi M.A dhe bashkudhëtari A.E, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Kumanovë. Pas ndihmës së parë, për shkak të seriozitetit të lëndimeve, të dy personat janë dërguar në Qendrën për Urgjencë në Shkup. Në orën 00:00 më 16/08/2018 shoferi M.A ka ndërruar jetë, ndërsa pas urdhërit të Prokurorit Publik trupi është dorëzuar për autopsi”, thonë nga policia.

Ata shtojnë se hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Kumanovë./Telegrafi/