Aksident në Shkup, vetura godet një plak


Një plak shtatëdhjetë vjeçar nga Shkupi është lënduar rëndë pasi që atë e ka goditur vetura e tipit “Seat”, transmeton Almakos.

Aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin nga rruga “Aleksandër Urdarevski” me rrugën “Dushko Popoviq” në Shkup, ndërsa me veturën ka drejtuar një shkupjan 46 vjeçar.

Plaku i lënduar është dërguar në Qendrën Emergjente në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Shkup. Është duke u punuar për zbardhjen e rastit./Gazeta e Pavarur