Aksident në rrugën Ohër- Kërçovë, humb jetën mërgimtari shqiptar nga Maqedonia


Një person i vdekur, ndërsa pesë janë lënduar, mes tyre dy fëmijë, në aksidentin që ndodhi mbrëmë rreth orë 20 në rrugën magjistrale Ohër- Kërçovë.

MPB ka bërë të ditur se janë ndeshur vetura “Opel Astra” me targa të Kërçovës i drejtuar nga personi A.K. (32) nga Kërçova dhe vetura e tipit “Mercedes” me targa gjermane i drejtuar nga H.R (45) nga fshati Veleshtë i Strugës me vendbanim në Gjermani.

Në akidentin H.R ka marrë lëndimë të rënda trupore ku me veturë të Ndihmës së shpejtë është dërguar në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër ku në ora 23.40 ka ndërruar jetë. Lëndime ka marrë edhe shoferi i veturës “Opel”, A.K., bashkëudhëtari në të njëjtën veturë H.S (39) dhe dy persona të moshës prej tetë deri në 14 vjet të cilët janë mbajtur për mjektim të mëtejmë në spitalin e Ohrit.

Mbikëqyrje në vendin e ngjarjes ka bërë ekipi i SPB- Ohër, ndërsa punohet në zbardhjen e plotë të rastit.