Akoma asnjë gjurmë nga Adea Shabani, a përfundoi ëndrra amerikane në tragjedi?

Shoqëria e ngushtë e Adea Shabanit ka paralajmëruar njësinë policore në Kaliforni se aktori Kristofer Spotz është problematik, por policia këtë nuk e kuptuar seriozisht.

Shokët dhe shoqet e aktores nga Shkupi, Adea Shabani luten çdo ditë që policia ta gjenë të gjallë.

Mediat amerikane disa ditë intenzivisht shkruajnë për aktoren e re nga Maqedonia Adea Shabani duke theksuar se mundësitë çdo ditë janë gjithnjë më të vogëla që ajo të zbulohet e gjallë pasiqë aktori, i cili nga policia amerikane u identifikua si Kristofer Spotz dhe i cili sipas mediave amerikane ishte në lidhje me aktoren shqiptare, me armë kreu vetvrasje.
Policia lokale dyshon se me të njejtën makinë që ka drejtuar Spotz, makinë e cila ka qenë e vjedhur, është kryer vrasja në rrethinën e Los Anxhelos. Policia amerikane beson se Adea është vrarë në rajonin mes Holivudit dhe Sakramentos por këto informacione nuk janë të konfirmuar nga vetë policia dhe për këtë arsye apelojnë deri te komuniteti që kushdoqoftë që posedon të dhënë të besueshme të njejtën ta paraqesë tek stacioni më i afërt policor.
Në Maqedoni pabesi dhe shok pas lajmeve tragjike që burojnë prej mediave amerikane. Njëra prej shoqeve me të cilën është rritur Adea, Agnesa Çavolli për “Nezavisen” tha se është e tronditur prej informatave që për çdo ditë vijnë nga SHBA dhe çdo ditë luten që në to mos të ketë të vërtetë dhe policia ta gjejë Shabanin të gjallë.

“Me Adea Shabanin kemi jetuar në të njejtën mëhallë. Pasi e përfundoi fakultetin këtu, u largua për në Francë dhe vazhdoi në Dubai. Çdoherë kishte dëshirë të rritet dhe të arrijë në majat e jetës. Nuk dëshironte të qëndroj këtu, çdoherë ka qenë person ambicioz, vajzë pozitive dhe ëndërronte. Adea ishte personi më pozitiv në shoqëri dhe në hap me informatat më të fundit rreth modës, muzikës, filmit. Për herë të fundit i pamë para dy viteve në Dubai ku dhe më tha se do të vazhdoj në Los Anxhelos për të filluar jetën e aktrimit. Kishte jetë të shpejtë. Thjeshtl, jam e shokuar prej kësaj që ndodhi, një muaj nuk kemi asnjë informatë ku është, ose për njeriun me të cilin ka qenë. Lutem çdo sekond që të jetë e gjallë”, tha Çavolli.

Në SHBA, më saktësisht në Los Anxhelos Adea është njohur me shoqëri të re dhe informatat deri tek të cilat arriti “Nezavisen” flasin se shoqëria e saj e afërt prej më herët e ka paralajmëruar policinë se aktori Kristofer Spotz ka qenë person problematik mirëpo qeveria lokale dhe policia nuk ka besuar në pohimet e tyre. Të njejtët burime për “Nezavisen” konfirmojnë se kanë qenë të kontaktuar prej një personi anonim i cili u ka thënë se Adea-në e ka parë në gjendje të droguar, nën influencën e alkoolit dhe në rrezik dhe menjëherë këtë e kanë paraqitur në polici. Mirëpo policia lokale në Los Anxhelos refuzon të jep detaje nën pretekstin që hetimi është në procedurë e sipër dhe rasti akoma trajtohet si rast për person të zhdukur e jo si vrasje
Anëtarët e familjes së aktores shqiptare, përveç që kanë caktuar detetektiv privat, nëpërmjet fletushkave në rrugët e Kalifornisë tentojnë të arrinë deri tek informacion që do tu ndihmonte drejt gjetjes së Adea-së.
“Nuk kemi informacion se ajo ka ikur, as që kemi të dhënë ka dëshiruar ta lëndoj veten”, ka thënë detektivi privat Xhejden Brant për policinë lokale.

Autoritetet amerikane kanë caktuar shpërblim prej 25 mijë dollarëve për informacion të vlefshëm i cili do të ndihmonte në gjetjen e aktores.

Një shok tjetër i aktores së re Lisjen Jovanovski me apel për të gjithë:
“Ajo duhet të trajtohet si pjesë e familjes tuaj, si shoqe e juaj, pasiqë më besoni, sikur ta kishit njohur këtë vajzë, ajo do të ishte mikesha juaj e madhe”, ka shkruaj Jovanovski.

Blerim Ismaili