Akademi solemne për Ditën e Flamurit në Shkup


Nën patronatin e z.Ali Ahmeti me 28 nëntor, ditë e martë, në ora 13:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup do të organizohet akademi solemne për Ditën e Flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.
“Ftoheni në akademinë solemne për Ditën e Flamurit dhe të pavarësisë që tradicionalisht organizohet nën patronatin e z.Ali Ahmeti me 28 nëntor, ditë e martë, në ora 13:00, në hotelin Aleksandar Palace në Shkup”, njoftojnë nga BDI-ja.