Ahmeti uron për Krishtlindje: Shëndet dhe begati në shtëpitë tuaja

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti me rastin e festës së Krishtlindjeve uroi sot të gjithë të krishterët ortodoksë me urimet më të mira dhe më të përzemërta me dëshirë të sinqertë për lumturi, shëndet dhe begati në shtëpitë e tyre.

“Në këtë ditë të shenjtë të lindjes dhe forcimit të besimit, le të rilind në zemrat tona shpresa për të ardhmen, ku të gjithë, pa dallim, të bashkojmë përpjekjet dhe përkushtimin për të realizuar pritjet që do të na bëjnë një shoqëri të denjë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane. Këtë Krishtlindje e shënojmë në një vit të veçantë për vendin tonë, një moment që hap të gjitha mundësitë për integrimin euro-atlantik të vendit, prandaj bashkërisht le të tejkalojmë çdo pengesë artificiale dhe në frymë besimi, mirëkuptimi dhe bashkëpunimi të ecim bashkërisht në rrugën e përparimit dhe mirëqënies”, thuhet në urimin e Ahmetit.