Ahmeti: Sela kërkoi dy ministri, Zaevi nuk ia dha


Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti mbrëmë ka qenë i ftuar në ClikPlus në Tv 21 dhe u shpreh se Zaevi nuk i dha dy ministri Selës.

“Sela kërkoi dy ministri nga Zoran Zaevi për partinë e tij,përgjigjja e Zaevit ishte që unë nuk mund të jap dy ministri,mos më vendos në situatë të palakmueshme sepse unë kam në kuadër të kualicionit 15 parti politike,se po tju ndajë të gjithëve nga dy ministri unë do të ngelem kryeministër i partive tjera” tha Ahmeti.