AHMETI: Pas Ligjit pēr gjuhën, të ndërtojmë BDI-në e së nesërmes


Kryesia e Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e rradhës  në  selinë e partisë në Tetovë.

Në fillim të mbledhjes, Ahmeti ftoi anëtarët e kryesisë për një minutë heshtje në nderim të Sekretarit të Përgjithshëm Abdilaqim Ademi pasi që kjo ishte mbledhja e parë e këtij organi në mungesë të tij.

Më pas, Kryesia Qëndrore e BDI-së njëzëri përshëndeti miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve ditë më parë në Kuvend, që simbolizon përmbylljen e pjesës normative të Marrëveshjes së Ohrit, por njëkohësisht përmbyll edhe një kapitull të rëndësishëm të veprimtarisē tonē si kolektiv.

Në fjalën e vet hyrëse, Ahmeti rrumbullakësoi kapitullin e parë të veprimtarisë politike të BDI duke rikujtuar çështjet kapitale në këto 17 vite duke theksuar se nga kjo mbledhje duhet të ndërtohet BDI-ja e së nesërmes, njofton Medial.mk.

  1. Fitore ne te gjitha proceset zgjedhore: parlamentare, lokale, presidenciale, dhe referendum
  • zgjedhjet parlamentare të vitit 2002,
  • referendumin për ndarjen teritoriale në vitin 2004,
  • zgjedhjet lokale të vitit 2005,
  • zgjedhjet parlamentare të vitit 2006,
  • zgjedhjet e parakohëshme parlamentare tv vitit 2008, z
  • zgjedhjet lokale dhe presidenciale më 2009,
  • zgjedhjet e hershme parlamentare më 2011,
  • përsëri ato të parakohëshmet në 2014
  • zgjedhjet e fundit në dhjetor të vitit 2016.
  • Zgjedhjet lokale te vitit 2017
  1. Janë organizuar kater kongrese te partis
  • i pari më 19 nëntor 2005,
  • i dyti më 19 dhjetor 2009,
  • ndërsa i treti në përvjetorin e partisë më 5 qershor të vitit 2014,
  • organizuam kongres dyditor tematik në mars të vitit 2015.

 

  1. Te arriturat kryesore në këtë 17 vjeçar
  • ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit,
  • ndarja teritoriale,
  • Ligji per simbolet kombëtare,
  • Zyrtarizimi i plote i përdorimit të gjuhës shqipe,
  • përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në institucionet e shtetit,
  • rrumbullakësimi i infrastrukturës në arsimin sipëror me legalizimin e USHTsë, hapjen e fakulteteve të reja, konvikteve, sallave të reja sportive,
  • themelimi i universitetit shtetëror shqiptar në Shkup,
  • themelimi i shumë shkollave, çerdheve, sallave sportive,
  • ndërtimi i zonave të lira ekonomike në Strugë, Kërçovë, Tetovë, Shkup, Likovë,
  • marrja e statusit vend kandidat për anëtarësim në BE,
  • liberalizim të vizave me vendet e BE,
  • hapja e dialogut të lartë paraqasës me BE,
  • Mbyllja e marreveshjes me Bulgarine per fqinjesine e mire
  • fillimi i gasifikimit për Shkup, Tetovë dhe Gostivar,
  • ndërtimi i shumë rrugëve dhe autostradës Kërçovë – Strugë,
  • lidhje energjetike me Shqipërinë,
  • kalim të kufirit me Kosovën dhe Shqipërinë pa pasaporta,
  • demarkacioni i vijës kufitare me Kosovën,
  • njohja e pavarësisë së Kosovës,
  • Mbledhjet e perbashketa qeveritare me Kosoven dhe Shqiperine
  • sheshi Skënderbeu, sheshi Iliria, sheshi i flamurit, Skënderbeu, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Josif Bageri, Nexhat Agolli, Pjetër Bogdani në Shkup,
  • shënimi i 100 vjetorit të alfabetit, 100 vetorit të lindjes së Nënës Terezë si dhe 100 vjetorit të flamurit,
  • teatri shqiptar në Shkup, biblioteka dhe teatri në Tetovë, Muzeu i Manastirit dhe Muzeu i Lirisë, Qendra Memoriale Nëna Shqiptare në Zajaz,
  • ujësjellës në vendbanime shqiptare,
  • qendra urgjente në Tetovë dhe qendra spitalore,
  • subvencione bujqësore, bursa arsimore dhe proekte të tjera të panumërta.

Para nesh mbetet të adresohen fuqishëm edhe Reformat në sundimin e së drejtës dhe çështja e emrit si parakusht për integrim në NATO dhe BE.

Mbledhja e Kryesisë po vijon me raport të detajuar nga përfaqësuesit e pushtetit ekzekutiv për punën e bërë gjer tani. /Medial.mk/