Ahmeti: Nuk ka marrëveshje, bisedimet vazhdojnë

“Duhet të gjithë të angazhohemi të ketë sukses në implementimin e marrëveshjes që e kemi me palën greke. Mbetet të bisedohet në ditët në vijim. Pres të gjithë të veprojnë me guxim dhe të mos e lëshojmë këtë shans historik”, ka thënë lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas përfundimit të takimit të liderëve në Klubin e Deputetëve.

Ahmeti tha se ende nuk ka marrëveshje, por pret që ditët në vazhdim palët të arrijnë të gjejnë zgjidhje të përbashkët për çështjet e hapura, pasi siç tha, “ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë”.