Ahmeti në Gjykatë për rastin “Maxhar telekom”


Pas 27 ditësh do të nisë procesi Maxhar Telekom, kundër Ali Ahmetit, Musa Xhaferit, Vllado Buçkovskit, që dyshohet të kenë marrë mito prej 17 milion eurosh për ta lejuar Telekomin e Maqedonisë që të jetë kompania monopolitare në tregun e telefonisë në Maqedoni.
“Ndërkohë, kemi marrë kompetencat edhe për rastin Maxhar Telekom, i cili po zhvillohet në gjykatë. Kjo e di që është interesante për opinionin. Me sa e di, më 27 tetor është caktuar seancë gjyqësore. Nuk mund të ju them detaje pasi sapo kemi vendosur kompetencë. Por është e sigurtë se ne me datën 27, do të shkojmë në gjykim. Tashmë e kam në tavolinë vendimin për kalimin e kompetencave”, tha Katica Janeva gjatë një interviste në televizionin Kanal5, transmeton SHENJA.
Por përveç në këtë rast, lideri i BDI-së së shpejti mund të dalë para gjykate edhe për rastin “Regjsitrimi” pasi siç tha prokurorja në këtë intervistë, kanë biseda të përgjuara dhe prova se si Nikolla Gruevski dhe Ali Ahmeti kanë penguar qëllimisht vendimin për regjistrimin e popullsisë në Parlament. Janeva nuk dha detaje më shumë se si do ta dëshmojnë këtë pazar politik./Gazeta e Pavarur