Ahmeti: Ligji i gjuhëve, çështje ditësh


Ligji i gjuhëve sipas liderit të BDI-së Ali Ahmeti është miratuar, por sipas numrit një të BDI-së është çështje ditësh se kur do të kalojë edhe në leximin e tretë në Kuvend, transmeton Alsat-M.

Ahmeti bëri të ditur se do të këtë një takim edhe me kreun e VMRO DPMNE-së ku do të bisedohet për çështje të cilat janë në interes të lartë shtetëror por nga i njëjti nuk do të kërkojë që të tërhiqen amendamentet për ligjin e gjuhëve

“Ligji për gjuhën shqipe siç e di gjithë opinioni është miratuar. Unë në një rast e kamë thënë se kemi pritur 150 vite do presim edhe disa ditë. Jo unë nuk do të bëjë përpjekje për ta bindur kreun e opozitës për tu tërhequr ajo është një çështje dhe një strategji qetë lidhur me këtë”, deklaroi Ali Ahmeti i BDI-së.