Ahmeti: Familja Jashari vuri në lëvizje një komb të tërë


Me rastin e vitit jubilar, 20-vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendarë Adem Jashari, familjes Jasharaj, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, u rikujtuan momentet historike, dhe u fol shumë për kontributin e atëdhedashësve që pa asnjë përfitim lanë kokën për të liruar vendin që atë kohë ishte në preokupimin serb. Kryetari i Bashkimit Demokratik Për Integrim Ali Ahmeti, foli për trimërinë dhe kontributin e parezervë që shuajti një familje për të lënë në liri një popull .

ALI AHMETI, KRYETAR I BDI-SË
”Familja Jashari, vuri në lëvizje një komb të tërë, trokiti në ndërgjegjen e çdo shqiptari dhe nga shtatë e deri në maksimum të moshave u bë një dhe ai një, triumfoi mbi një maqineri të quajtur Jugosllavi.Vuri në lëvizje një komb të tërë, dhe mbase është rast unikat në rruzullin tokësorë që shënohet të digjet dhe shkrihet në mënyrë të vetëdijshmë një familje e tërë për lirinë e kombit shqiptarë”

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Lulzimi, rikujtoi gjendjen në të cilën ndodhet populli shqiptar pa dallim kufive. Ai tha se gati dy dekada pas luftrave, nuk është përmbushur ideali i të rënëve.

LULZIM JASHARI, PËRFAQËSUES I FAMILJES JASHARI
”Ushtria Çlirimtare ka luftuar për liri, drejtësi, shpresën, për jetën më të mirë për rilindjen e kombit në përgjithësi. A janë përmbushur këto idealë, përgjigjeja është që le shumë për të dëshiruar. Bashkëpunimi në të gjitha fushat mes shqiptarëve të trojeve etnike nuk është ai i dëshiruari. Integrimet në botën shqiptare kanë mbetur përgjysmë. Në fushën e arsimit nuk ka koordinim të duhur, në fushën e ekonimisë kemi ngecje ashtu siç kemi në shumë fusha të tjera”

Sot bëhen 20 vjet nga fillimi i betejës tre ditore heroike të familjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, kundër forcave policore serbe. /SHENJA/